Arratiset nga Drejtoria e Policisë Tiranë një person i pa identifikuar. Mësohet se forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën e “Myslym Shyrit”.
Burimet bëjnë me dije se zona është mbushur me policë. Raportohet se po krihet agresivisht zona për të gjetur të arratisurin.
Ende janë të paqarta detajet e arratisjes nga Drejtoria e Policisë së personit të paidentifikuar.