Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Elbasanin dhe mbarë opinionin publik, pasi një 71 vjeçar terrorizoi banorët duke qëlluar pa pushim me armë.
Hoxha thekson se forcat e Policisë kanë shmangu një katastrofë të vërtetë në Elbasan.
“Sot RENEA ka shpëtuar sot një tragjedi të vërtetë sepse në banesën e Lefter Zhidrut janë gjetur 6 kallë lëndë eksplozive të bëra gati për tu aktivizuar.
Gjithashtu u gjet edhe një bombul gazi mbi të cilën është nëj çantë e prej aty dalin fije tel përcjelles e cila do të përdorej si minë.
Ai nuk i ka pasur të montuara por i ka bërë gjatë kohës që ka negociuar, i ka përgatitur brenda në banesë.
lefter Zhidru ka pasur një të kaluar ushtarake, ka pasur njohuri shumë të mirë këtë e tregon arma dhe mënyra si e ka përdorur. Renea ka shpëtuar një katastrofë të vërtetë në Elbasan”, tregon Hoxha