Një grua është gjendur e pajetë këtë mbrëmje në banesën e saj.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, në të cilat ka ndërruar jetë gruaja e cila nuk është identifikuar.
Policia ka gjetur trupin e pajetë që është transportuar në morg, ndërsa në banesë ka qenë edhe një fëmijë i cili ishte në jetë dhe është çuar në pediatrinë e Pogradecit.
Vetëm një muaj më parë ka vdekur edhe bashkëshorti i gruas që u gjet pa jetë këtë mbrëmje.