Ish-deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se për herë të parë në pluralizmin e Shqipërisë, një parti politike cakton kandidatë për deputetë, emra që zgjidhen përmes votës së anëtarësisë.
Nga Hasi, Spaho tha se Partia Demokratike është e vendosur që përfaqësuesit e saj në çdo nivel të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe shembull i integriteti politik, shoqëror dhe profesional.
REAGIMI I SPAHOS
Per here te pare ne historinë e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise.
Sot ne Degen e PD Has filloi procesi i votimit te kandidateve te Deges per poste te larta politike. Per here te pare ne historine e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise.
Partia Demokratike eshte e vendosur qe perfaqesuesit e saj ne cdo nivel te jene produkt i vullnetit te qytetareve dhe shembull i integriteti politik, shoqeror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre strehe e krimit dhe bandave, perfaqesuesve te oligarkeve, atyre qe shperdorojne mundin, djersen dhe taksat e qytetareve shqiptare.
Sot ne Has ka nje interesim te madh te strukturave te PD dhe anëtarësisë për te marre pjese dhe votuar kandidatet qe ata vete kane propozuar. Shkalla shume e larte e pjesëmarrjes është vlerësimi me i shkëlqyer që anëtarësia dhe qytetaret i bejne praktikes se re te PD për te zgjedhur përfaqësuesit e saj ne cdo nivel perfaqesimi nëpërmjet parimit nje anetar nje vote, si dhe mbështetje e plote e iniciativës se Z. Basha per te hapur Partine dhe thelluar me tej demokracine ne te.
Nje parti e hapur ku sundon demokracia eshte garanci per nje qeverisje te mire, ekonomi te zhvilluar, institucione te qendrueshme, drejtesi per te gjithe dhe progres drejt BE.