“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut

0
Rama Meta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja nuk është shkatërrimi i këtij lumi.

Përmes një reagimi, kreu i qeverisë tha se Meta duhet të kishte reaguar dhe për lumin Valbonë, kur ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Sali Berishës.

REAGIMI I RAMES
Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!

Artikulli i mëparshëmMeta viziton Tepelenën: Vjosa nuk mund të shkatërrohet nga hidrocentralet, të shpallet Park Kombëtar
Artikulli i radhësNdryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Ligjeve shqyrton të hënën dy nismat dhe amendamentet e propozuara nga deputetët