Meta viziton Tepelenën: Vjosa nuk mund të shkatërrohet nga hidrocentralet, të shpallet Park Kombëtar

0
Meta1

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

Meta shprehet se e ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë shkatërrimi i nga hidrocentralet, por shpallja Park Kombëtar.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të mblidheshim sot në Tepelenë, së bashku me profesorë, shkencëtarë e autoritete vendore, për një ngjarje shumë pozitive, përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme.

Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Artikulli i mëparshëm“Hera e parë në pluralizmin shqiptar”, Spaho nga Hasi: PD e vendosur që të përfaqësohet nga vullneti i qytetarëve
Artikulli i radhës“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut