Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square

0

Për herë të parë në 114 vite, Times Square i New Yorkut do t’i japë lamtumirën një viti pa njerëzit që zakonisht grumbullohen me rastin e Vitit të Ri, mes frikës se turmat mund të përhapin coronavirusin.

Kremtimi i Vitit të Ri në Times Square është ndër më të mëdhatë në botë, duke tërhequr zakonisht rreth një milion njerëz në rrugët e qendrës së Manhatanit dhe më shumë se një miliard njerëz pranë ekraneve televizive, raporton dailymail.

Por, këtë vit Times Square do të rrethohet nga policia më 31 dhjetor, ku organizatorët planifikojnënë një ngjarje virtuale të shkallëzuar dhe një aplikacion ku argëtuesit mund ta përcjellin ngjarjen nga largësia.

The Times Square Alliance, e cila organizon ngjarjen, tha se vetëm një grup shumë i kufizuar i njerëzve do të lejohen të hyjnë në shesh, ku do të transmetojnë drejtpërdrejt ngjarjen.

“Do të ketë disa aktivitete të distancuara nga shoqëria në Times Square. Do të jetë një numër shumë i kufizuar i njerëzve në shesh dhe nuk do të ketë turma të publikut të gjerë”, tha Tim Tompkins, presidenti i The Times Square Alliance.

Jamestown, i cili zotëron One Times Square, ka ndërtuar një botë virtuale të Times Square dhe një aplikacion për të transmetuar rënien e Topit të Vitit të Ri. Aplikacioni do të lejojë njerëzit nga e gjithë bota të përjetojnë momentin madhështor.

Ndryshe, cilat ngjarje do të realizohen këtë vit ende nuk janë bërë të ditura. Shumë nga detajet dhe argëtimet e drejtpërdrejta që përbëjnë një pjesë të mirë të festës me orë të tëra, ende janë duke u përcaktuar. 

Artikulli i mëparshëmNjë burrë në SHBA ka vdekur nga konsumi i përditshëm i bonboneve me bazë alkooli
Artikulli i radhësQentë zbulojnë COVID-19 tek njerëzit, pesë ditë para se t’i shfaqin simptomat e para