“El Chapo kinez” i dënuar me vdekje, arratiset nga burgu – iku përmes kanalit të ujërave të zeza

0

Arratisja nga burgu si në skenat e filmave aksion të Hollywood-it ka ndodhur në Shoshenk, ku kamerat e sigurisë filmuan në detaje këtë ngjarje në Indonezi, shkruan CNN Indonesia.

Bëhet fjalë për narko-bosin kinez Chai Chanpang, 53-vjeç, i dënuar me vdekje i cili është arratisur nga burgu Tangreang jolarg Xhakartës.

Ai ka arritur të arratiset përmes kanalit të ujërave të zeza të gjatë 30 metra, ndërsa më parë ai me kaçavidë kishte hapur një vrimë në qelinë e tij përmes të cilës tentonte të arratisej.

Për këtë arratisje Chai kishte punuar shumë, duke vjedhur vegla nga kuzhina dhe depot e burgut duke hapur një vrimë mbi gjysmë metri, përmes të cilës arriti deri në kanalizimin e burgut

Gjithçka ka ndodhur në momentin e “duhur” kur bëhej pranim-dorëzimi i detyrës mes ndërrimit të gardianëve. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Chai del nga puseta e kanalizimit, ngritet në këmbë dhe drejtohet kah një rrugë e asfaltuar.

E zyrtarët e policisë së Indonezisë thonë se kjo arratisje spektakolare është planifikuar të paktën gjashtë muaj më herët. Chai njihet ndryshe si El Chapo kinez, i cili prej kohës është njëri nga të arratisurit më të kërkuar në Indonezi.

Chanpang është dënuar me dënim me vdekje në vitin 2017, pasi u shpall fajtor për kontrabandimin e 110 kilogramëve të drogës sintetike metamfetaminë.

https://youtube.com/watch?v=E6uihA5r3sc%3Ffeature%3Doembed

Megjithatë policët theksojnë se kjo nuk është hera e parë që Chanpang është arratisur nga burgu. Derisa priste verdiktin, në tualet me një shufër hekuri kishte hapur një vrimë nga e cila kishte ikur, duke marrë me vete edhe disa të burgosur tjerë.

Por, ata janë gjetur tri ditë pasi janë arratisur dhe janë kthyer nëpër qelitë e tyre. 

Artikulli i mëparshëmShitjet në internet në Europë, Europol konfiskon 27 milionë maska të falsifikuara
Artikulli i radhësSpiuni rus i akuzuar për vrasjen e Litvinenkos do të hetojë helmimin e Navalny