Gruaja hidhet nga kati i 5-të në Tiranë, ndërron jetë në vendngjarje

0

Një shtetase e moshës 60 vjeç, mësohet se është hedhur nga një lartësi e madhe këtë pasdite në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja B. K, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi hyn në shkollën 9-vjeçare të Bulqizës, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë
Artikulli i radhësDetajet/ Policia bastis banesën 3-katëshe të Talo Çelës, dështon operacioni për kapjen