Njeriu i afërt i Papës përfshihet në aferë korruptive

0

Një zyrtar i lartë i Vatikanit, Kardinali Giovani Angelo Becciu, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. BBC shkruan se Kardinali ishte një njeri i afërt me Papën e Romës, por ishte përfshirë në një çështje korruptive.

Deri tani dyshohet se ai u ka dhënë para të kishës vëllezërve të tij, për të investuar në një vilë luksoze në Londër. Investim i tij ka qenë objekt i një hetimi financiar, që ka nisur disa kohë më parë.

Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjene paraqitur nga Kardinali Giovanni Angelo Becciu”, thuhet në një deklaratë nga Vatikani.

Ndërkohë vetë zyrtari i lartë i tha faqes italiane Domani se po dëbohej sepse dyshohej se u kishte dhënë para vëllezërve të tij. “Unë nuk vodha as një euro. Unë nuk jam nën hetim, por nëse ata më dërgojnë në gjyq, unë do të mbrohem“, ka thënë ai.

Dorëheqjet në këtë nivel të Vatikanit janë jashtëzakonisht të rralla. Kardinali Becciu ishte një ndihmës i afërt i Papës dhe më parë kishte mbajtur postin e Sekretariatit të Shtetit të Vatikanit.

Artikulli i mëparshëmKorsitë e biçikletave dhe pallatet zhdukin vendet e parkimeve në Tiranë, brenda lagjeve nisin sherret për një vend parkimi
Artikulli i radhësKryeministri grek dërgon djalin ushtar, në kufirin me Turqinë