Zbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë në Pogradec/ Gjendet pa shenja jete në banesë gruaja, fëmija 24 orë pa ngrënë

0
Zbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë

Një grua është gjetur e vdekur në banesë në Pogradec. Pranë saj është gjetur edhe një fëmijë i seksit femër rreth 10-vjeçe e cila vuan nga epilepsia.

Dyshohet se fëmija ka qëndruar 24 orë pa ushqim dhe pas trajtimit në pediatri ka rimarrë vete. Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës.

Atij do ti bëhet edhe testi i Covid-19, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit.

Trupit të gruas së pajetë do ti bëhet ekspertiza në Tiranë, pasi është me nënshtetësi maqedonase. Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëvrasje.

Para një muaji bëhet me dije se asaj i ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti.

Artikulli i mëparshëmKa thyer ligjin 23 milionë herë, Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $ për pastrim parash
Artikulli i radhësKërpudhat bëjnë mrekulli: Mund të shpëtojnë njërëzit me sëmundjen ‘e shekullit’