Rast i veçantë: Ndeshja u mbyll baras – VAR ndërhyri për penallti dhe Unitedi mori tri pikët e para

0

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Brightonit 3-2 në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier në një rrethanë të pazakontë.

Solly March i barazoi shifrat në 2-2 për vendasit në minutën e 90+5 dhe gjyqtari kishte përfunduar takimin në atë 90+6.

Por, arbitri i takimit nuk akordoi penallti për Unitedin, duke bërë me shenjë se loja të vazhdonte dhe më pas sinjalizoi se ndeshja kishte marrë fund.

Me një intervenim nga VAR, gjyqtarit iu kumtua se aty ishte penallti për lojën me dorë nga Neal Maupay.

Lojtarë e Manchester Unitedin ishin të lumtur që u akordua penallti në favor të tyre dhe Bruno Feranandes e mori përgjegjësinë që ta ekzekutonte.

Mesfushori portugez u tregua i saktë dhe shënoi në minutën e 90+10, për t’i siguruar Djajve të Kuq tri pikët e para në këtë edicion, derisa takimin e parë e kishin humbur 3-1 ndaj Crystal Palaces.

Artikulli i mëparshëmKoeman: Nuk isha vetëm unë që e largova Suarezin, normale që Messi është i mërzitur për largimin e tij
Artikulli i radhësBritaniku që u infektua me COVID gjatë pushimeve në Spanjë: Isha i pari që mendoja se COVID-19 është gënjeshtër, por ekziston