Hope Hick një bashkëpunëtore e ngushtë e Donald Trump jo vetëm që rezultoi pozitive në testin e CVOID-19 por ajo ka shfaqur dhe simptoma.
Kjo është konfrimuar nga Jonath Karl korrespodenti kryesor i Shtëpisë së Bardhë.
Një ish- modele dhe ishe- shefe e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Hick ishte me Trump në Ohio për debatin e së martës me kanditatin Joe Biden dhe në Minesota për tubimin e së mërkurës.
Në fluturimin e së mërkurës në helikopterin presidencial Marine One me të ishte Trump gjithashtu dhe dhëndri i Presidentit, Jared Kushner.
Me atë rast, Hicks u pa duke ecur drejt helikopterit me këshilltarë të tjerë të shquar presidencialë si, përveç Kushner, Stephen Miller dhe Dan Scavino.
Asnjë prej tyre, thekson ABC News, nuk kishte maska.
Ish-modele dhe shefja më e re e komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë–
Ish modele për Ralph Lauren, Hick tani është këshilltarja e Donald Trump pasi ishte deri në 2018 shefja e komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë( më e reja në histori).
Ajo u diplomua për literaturë të gjuhës angleze në Universitetin Southern Methodist.
Shoqe e ngushtë e “Vajzës së Parë” Ivanka, në të kaluarën ajo është marrë me marrëdhëniet me publikun e Organizatës Trump dhe në 2016 ajo ka qenë zëdhënëse e fushatës së parë presidenciale dhe më pas drejtore e komunikimeve strategjike.
Trump e ka thirrur përsëri për ta ndihmuar në fushatën e re.
31 vjeç, Hick gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, u përfshi në dy polemika të mëdha të presidencës amerikane: hetimi ndaj Russiagate në zgjedhjet 2016 dhe akuzat për abuzim kundër kreut të Stafi i Shtëpisë së Bardhë Rob Porter.
Në debatin me Biden:
Me rastin e debatit të parë mes kandidatëve të martën, Trump u tall me Biden për mbatjen e maskës duke u shprehur:
‘Unë nuk mbaj maska si ai. Sa herë që e shihni, ai mund të flasë rreth 60 metra larg dhe shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë .
Pak para se të testohej, vetë Trump shkroi në Twitter:
“Hope Hicks, e cila punoi aq shumë pa bërë edhe një pushim të vogël, sapo doli pozitive për Covid 19. E tmerrshme!”.