FOTO/ Lufta Azerbaxhjan-Armeni, cili nga shtetet ka ushtrinë më të fortë

0
FOTO/ Lufta Azerbaxhjan-Armeni, cili nga shtetet ka ushtrinë më të fortë

Rajoni i diskutueshëm i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut është në zemër të një grindjeje të armatosur për dekada të tëra midis fqinjëve Armeni dhe Azerbajxhan, për të cilën ka shpërthyer edhe një luftë në ditët e fundit.

Rajoni kryesisht pyjor dhe malor njihet sipas ligjit ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhanit. Sidoqoftë, armenët etnikë që formojnë shumicën e popullsisë në Nago-Karabak, refuzojnë sundimin Azerbajxhanas. Zona u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë në vitet 1990 por asnjë vend nuk e njeh rajonin si një republikë të pavarur.

Luftimet e ashpra në Nago-Karabak kanë nxitur frikën se mosmarrëveshja mund të spiralizohet përsëri në luftë të gjithanshme, pasi Kombet e Bashkuara kërkuan një armëpushim të menjëhershëm.

Por çfarë kanë në dispozicion ushtritë e Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe sa para po investojnë këto dy vende në sektorët e tyre të mbrojtjes.

Azerbajxhani investon 2.73 bilion dollar në ushtri ose thënë ndryshe 5.4% të GDP, kundrejt 0.5 bilion dollarëve të investuar në ushtri nga ana e Armenisë.

Azerbajxhani ka personale aktiv ushtarësh 66,940 persona si dhe 300 mijë personel rezervë.  Armenia ka 45 mijë ushtarë aktivë ndërsa rezervë janë edhe 210 mijë të tjerë.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Kush është këshilltarja bukuroshe ( ish modele) që infektoi Donald Trump-in
Artikulli i radhës“Po shpif qëllimisht ndaj Bashës për të përfituar në zgjedhje”, PD padit në gjykatë Erion Veliajn