Freedom House: Qeveria e Ramës ka shkatërruar rregullat e demokracisë

0
Freedom House: Constant attack and political pressure on media -  safejournalists

Ka dalë raporti më i fundit i `Freedom House`, për situatën globale të demokracisë dhe të Pandemisë, ku mes vendeve të tjera trajtohet edhe Shqipëria.

Gjetjet janë të rënda dhe mes të tjerave theksohet, se një ndër rreziqet më të mëdha për demokracinë në Shqipëri ka qenë mënyra se si funksionon qeveria shqiptare. Sipas raportit ajo anashkalon çdo proces të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe merr vendime që gati ndryshojnë çdo ditë.

Gjithashtu në këtë raport theksohet se këto veprime të qeverisë nuk mund sfidoheshin nga e Drejta, pasi Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese nuk funksionojnë.
Ndërsa flitet për fuqinë e pakufishme të qeverisë shqiptare mbi çdo institucion, Freedom House, ngre alarmin se qeveria, e cila që më parë ishte dominuese dhe e pa sfiduar u fuqizua edhe më shumë gjatë pandemisë.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit për Shqipërinë janë:

– Një ndër sfidat më të mëdha për demokracinë në Shqipëri ishte anashkalimi i çdo procesi demokratik dhe fakti që qeveria qeverisi me drekrete që ndryshonin çdo ditë.

– Gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin apo apeloheshin, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale.

– Policisë iu dha më shumë pushtet e kompetenca për gjobëvënie dhe arrestime ndaj qytetarëve që shkelnin karantinën dhe masat kufizuese.

– Qeveria, e cila që më parë ishte dominuese dhe e pasfiduar, u fuqizua edhe më shumë gjatë pandemisë.

– Grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin dhe kishte raste kur njerëzit u hetuan për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

– Probleme pati dhe me qasjen në informacion dhe me transparencën e llogaridhënien e qeverisë ndaj qytetarëve.

Artikulli i mëparshëmPërplasen dy makina në Kurbin, i moshuari niset me urgjencë drejt Traumës
Artikulli i radhës‘Vaksinat e para anti-Covid në Europë, në fillim të 2021’/ Rregullatori Gjerman jep parashikimin