Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.
Po kështu, grevistët nuk pranojnë as ndihmë mjekësore, pasi i frikësohen infektimit me koronavirus dhe kjo do të dëmtonte grevën e tyre.
Ata vijojnë të zëvendësojnë medikamentet me ujë me sheqer për të forcuar disi imunitetin e tyre.
Sakaq, ata kërkojnë një përgjigje nga instancat për kërkesat e tyre.
“Kemi marrje mendsh, dhimbje dhe këputje trupi. Do të qëndrojmë deri në pikën e fundit. Kthim mbrapa nuk kemi”, thotë një prej tyre.