Ikona e Milanit, Paolo Maldini ka zbuluar se gjithmonë e kishte urryer të përballej me Diego Maradonan, Ronaldo Nazarion dhe Zinedine Zidanen, pasi takimet ishin të vështira.
Legjenda 52-vjeçare e kaloi të gjithë karrierën e tij duke luajtur për Rossonerët, derisa kishte fituar një numër të konsiderueshëm të trofeve.
Por, Maldini që njihet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave në futboll, është përballur gjatë karrierës së tij me shumë emra të mëdhenj.
“Kundërshtarët më të vështirë për mua ishin, Diego Maradona, Ronaldo (Fenomeni), që kishte dy vite të mrekullueshme te Interi dhe Zinedine Zidane”, ka thënë italiani per La Gazzetta dello Sport.
Legjenda e Azzurëve ka bërë mbi 600 paraqitje për Milanin, derisa ka fituar shtatë tituj të Serie A, për t’u pensionuar nga futbolli në vitin 2009.
Edhe Ronaldo Nazario e kishte vlerësuar lartë Maldinin, duke thënë se ishte kundërshtari më i vështirë i tij.