Për të vendosur qetësi në studio, ndonjëherë nevojiten tonet e larta. E këtë bëri moderatori i “Shqipëria Live”, Flori Gjini, i cili iu drejtua “ashpër” të ftuarës aktiviste Delina Fico.
Gjatë emisionit Flori i kërkoi aktivistes të mos bënte monolog, por debatin ta kthente në një diskutim mes të ftuarve. Këtë kërkesë aktivistja e anashkaloi disa herë, e kjo mesa duket nxiti reagimin e moderatorit. Ai iu drejtua aktivistet me fjalët:
“Këtu e prezantojmë ne programin, kur të vish tek Shqipëria Live mëso si të njohësh emrat e prezantuesve. Ne i tham Gracianos që je model i shoqërisë. Graciano është djalë i matur, i sjellshëm dhe dinë të mbrohet vetë, nuk ka nevojë për avokate”.