Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në lagjen periferike të Beogradit Glogonjski, ku i biri ka ngrënë të atin e tij për shtatë ditë me radhë. Mediat serbe bëjnë me dije se i riu, me probleme të prapambetjes mendore, ka ngrënë trupin e babait për shtatë ditë deri sa policia hyri në apartamentin e tmerrit. Policia u thirr nga fqinjët, të cilët kishin tentuar për disa ditë të kontaktonin me të moshuarin, por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti vinte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin forcat e rendit.
Pasi hynë në banesë, policët gjetën copa të trupit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i trembur dhe i përhumbur. Dyshohet se akti i kanibalizmit ka ndodhur pasi djali me probleme nuk ka patur çfarë të hajë pasi i ati kishte vdekur duke u detyruar që të konsumojë pjesë të trupit te babait. I riu u transferua menjëherë në spital ku po merr trajtimin e duhur.