Italia drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ka viktima nga moti i keq

0
Moti i keq përfshinë shtetin fqinj me Shqipërinë, drejt

Moti i keq ka përfshirë një pjesë të Italisë. Rajonet e Piemontes dhe Ligurias i kërkuan qeverisë të dekretonte gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve të mëdha që goditën një pjesë të veriperëndimit të gadishullit transalpin, bënë të ditur burime zyrtare.

Shirat e rrëmbueshëm kanë përfshirë që prej dy ditësh Piemonten, Ligurian, Val d’Aosten dhe një pjesë të Lombardisë duke shkaktuar dalje të lumenjve nga shtretërit e tyre, përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Rrëke uji dhe balte kanë pushtuar qytete, fshatra dhe rrugë duke shkatërruar disa ura, përmbytur biznese dhe shtëpi. Në disa vende, lumi Po ka arritur tri metra mbi nivelin e tij të zakonshëm.

Sipas bilancit të fundit dy persona kanë humbur jetën dhe dy rezultojnë të zhdukur.

Ekspertët rajonalë dhe shtetërorë vazhdojnë të vlerësojnë dëmet materiale, por Piemonte dhe Liguria kanë bërë thirrje për solidaritet kombëtar.

Presidentët rajonalë së bashku nënshkruan një letër ku kërkohej nga qeveria të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Artikulli i mëparshëmArti në zi/ Ndërron jetë artisti i madh shqiptar
Artikulli i radhësXhemi Shehu flet për largimin e saj nga ‘Portokallia’ dhe zbulon personin që do t’i mungojë më shumë