Brazilianja Kamylla Wanessa Cordeiro de Melo u takua, thotë ajo, me burrin e ëndrrave të saj, kur ishte 25 vjeç.
Ai ishte 10 vjet më i madh se ajo, por përkundër këtij ndryshimi, ata ranë në dashuri. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në 2013, dhe një vit më vonë patën një djalë.
Përralla e saj morri fund në vitin 2017 kur përfundoi në kirurgji për një goditje në tru. Pas kësaj, ajo mbeti në koma për 78 ditë dhe kur u zgjua, mësoi lajmin e tmerrshëm.
Nëna dhe burri i saj kishin krijuar një lidhje, dhe më vonë ata u martuan.
“Nëna ime shkonte në shtëpinë time për të ndihmuar burrin dhe djalin tim ndërsa isha në spital. Në ato katër muaj ndërsa po luftoja për jetën time, burri im më vizitoi dy here, ndërsa nëna ime asnjëherë. Babai më tha lajmin kur unë u zgjova. Që atëherë nuk mund ta telefonoj më nënën time,” tha Kamylla.
Ajo përjetoi tradhti të dyfishtë, zhgënjim dhe dhimbjen më të keqe të jetës së saj të cilën ajo e përshkruan si “thikë në shpinë”. Ai as nuk mund ta besojë që të dy u martuan dhe se ata “festojnë” dashurinë e tyre në publik. Djali e sheh babanë disa herë në javë, por Kamylla mendon se nuk është e shëndetshme që një 6-vjeçar të ekspozohet ndaj një situate kaq toksike dhe të tmerrshme.
Ajo e la dhimbjen pas, dhe po shijon 10 muajt e fundit me partnerin e saj të ri. Ajo është përqendruar, përveç tij, tek babai dhe djali i saj, raporton The Sun.