Paraqitje fantastike e mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, në sfidën e sotme ndaj Udinezes. 20-vjeçari u aktivizua 90 minuta, duke rezultuar vendimtar me ndërhyrjet e tij, për ta mbajtur të paprekur portën e Mirantes.
Në 5 duele ajrore me futbollistët bardhezinj, shqiptari fitoi 4 prej tyre, teksa spastroi plot 5 herë zonën. Kumbulla u vlerësua me notën 7.4 nga faqja “SofaScore”, e cila është e specializuar për sa i përket statistikave të futbollistëve.
Kujtojmë që ky ishte prezantimi i dytë i 20-vjeçarit me fanellën e Romës. Kumbulla debutoi në përballjen ndaj Juventusit, ku verdhezinjtë barazuan me rezultatin 2-2./panoramasport