Edi Rama i është drejtuar sërish Presidentit Ilir Meta me anë të një mesazhi të shpërndarë në Twitter.
Reagimi ka ardhur pas deklaratës së zëdhënësit të presidentit Meta, i cili i tha Ramës që të respektonte marrëveshjen e 5 qershorit.
Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:
Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?!
Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!