Sherr në Paskuqan/ Polici i burgjeve godet 39-vjeçarin me qytën e pistoletës

0

Policia njoftoi se rreth orës 20:15, në Paskuqan në periferi të Tiranës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari me iniciale L.M., në konflikt e sipër ka lënduar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, A.D., 39 vjeç. Ky i fundit sipas policisë ka pasur dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli i mëparshëmDhunonte fëmijët e saj e të kunatit si dhe kërcënonte vjehrrën, arrestohet 32-vjeçarja në Tiranë
Artikulli i radhësMourinho ia kthen Solskjaerit ‘përkëdheljen’ e sezonit e kaluar