Vera ka mbaruar, temperaturat kanë rënë dhe gjithnjë e më shumë po kalohet në ambiente të mbyllura. Kjo rrit rrezikun e infektimit në këtë kohe pandemie të COVID-19.
Ekspertët rekomandojnë ventilim të rregullt, por kjo nuk është gjithmonë e mundur në tualet. Konkretisht, tualeti mund të jetë një vatër e virusit për shkak të problemeve me “pastrimin”. Në tualetet publike, koronavirusi përhapet përmes ajrit me jashtëqitje njerëzore.
Zvicerani Raymond Lüdi, themeluesi i Belair Solutions, zgjidhi problemin: Ai shpiku kapakun e tualetit me filtrin e koronavirusit “Belair 3000” i cili pastron në mënyrë aktive ajrin kur shkon në tualet.
“Ka ventilim me një filtër në pjesën e pasme të kapakut të tualetit. Viruset futen në filtër dhe bëhen të padëmshëm. Kjo do të thotë që nuk ka më viruse në ajër pasi të lëshhet uji,” shpjegoi Lüdi.
Kapaku duhet të garantojë siguri më të madhe, veçanërisht në tualetet publike. Fillimisht, një filtër karboni i aktivizuar ishte instaluar në kapakun e tualetit, i cili përgjonte bakteret dhe viruset, por nuk garantonte mbrojtje absolute. Prandaj, sistemi plotësohet me një filtër FFP2.