Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka folur nga stadiumi për takimin që pritej të zhvillonin ndaj Napolit në kuadër të javës së tretë.
I pari i Zonjës së Vjetër ka thënë se ata do t’i respektojnë rregullat e caktuara nga liga edhe pse presidenti i napolitanëve, Aurelio di Laurentiis i kërkoi të shtyhej takimi.
Agnelli ka thënë se ata nuk do të shkelin protokollin dhe me gjasë kërkojnë fitore në tavolinë (3-0).
“Nuk jam këtu për të dhënë ide apo të komentojë raportimin e mediave, ne do të respektojmë protokollin”, ka thënë presidenti i Juventusit.
“De Laurentiis më kërkoi që takimi të shtyhej, mirëpo ne do t’i respektojmë rregullat e ligës dhe ne gjendemi në fushë me lojtarët që janë dalë në nxehje”.
“Fitorja në tavolinë? Liga i merr vendimet dhe ne do t’i respektojmë rregullat dhe të shikojmë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Agnelli.
Takimi mes Juventusit dhe Napolit zyrtarisht është shtyrë, shkaku që këta të fundit nuk janë në stadium, madje nuk kanë publikuar as formacionet zyrtare.