Andi Bushati, Juri Kim: Deklarata juaj qesharake…

0

Votimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e PS-së solli një varg reagimesh ndërkombëtare, të cilat theksonin se këto ndryshime u bënë pa marrëveshje mes palëve, duke hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, shprehu vetëm keqardhje që mazhoranca shkeli marrëveshjen. 

Por deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë ka marrë reagime negative nga shumë analistë shqiptarë, ku ndër ta Andi Bushati ka reaguar duke thënë se kjo ishte një tjetër deklaratë qesharake e rruges Elbasanit.

Reagimi i plotë i Andi Bushatit:

Nje tjetër deklaratë qesharake e rruges Elbasanit.

1) Kuvendi e kishte tagrin për ndryshimin e Kodit. Po ateherë pse i lodhen kot ata pa tagër që i thirrën në ambasadë në qershor?

2) Ndryshimet nuk e shkelin po e plotësojne 5 qershorin. Po ato dy nenet ku filitet për koalicione të përbëra? Apo VK, kush i mban mend.

3) E vetmja vërejtje për Ramën është që mund të bëhej pak çun më i mirë dhe të jepte konsensus.

Tani ska mbetur gjë tjetër veçse në 25 prill ta shpallin Edin ‘burrë shteti” dhe ta falenderoi zotin Luli Basha që i besoi symbyllur që prej 14 janarit.

Artikulli i mëparshëmKur serbi futi shishen në prapanicë, për të fajësuar shqiptarët në Gjilan
Artikulli i radhësNga “kërpërata”, Ediola Braha e Musai, kush janë deputetët e opozitës që votuan Kodin Zgjedhor