Celibashi rikthehet sërish në krye të KQZ-së

0
Ndryshime në qeveri, ikën Ilirjan Celibashi, Ermonela Felaj ministrja për  Marrëdhëniet me Parlamentin - Politike

Ilirjan Celibashi është rikthyer edhe njëherë në krye të KQZ-së, si kryekomisioner.

Mazhoranca e Edi Ramës ka votuar sot për emrin e tij, si kryetar i institucionit të ri që do të ngrihet për të kontrolluar zgjedhjet.

Celibashi është ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë e parë 2013-2017.

Më herët ka mbajtur postin e kryetarit të KQZ-së për disa vite.

Tani pritet që të zgjidhen dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe këshillit të ankesave, institucione të reja për administrimin e zgjedhjeve.

Artikulli i mëparshëm“Kuvendi Popullor” miraton ‘unanimisht’ ndryshimet në Kodin Zgjedhor të propozuara nga PSSH
Artikulli i radhësFOTO dhe EMRAT/ Këta janë 2 nga 3 të zhdukurit në Malësinë e Madhe