Tjetër rast me koronavirus te Vllaznia. Kapiteni Erdenis Gurishta u infektua me Covid-19 pak ditë më parë, ndërsa sot ka rezultuar pozitiv lojtari i radhës.
Sërish në prapavijën e ekipit shkodran dhe Panorama Sport raporton se dyshohet se ai është Eni Imami.
27-vjeçari e nisi sezonin e fundit me Tiranën dhe e përfundoi në Korçë me Skënderbeun. Në 14 shtator u zyrtarizua si lojtari më i ri i Vllaznisë, ndërsa tani i duhet të përballet me pandeminë.
Panik dhe situatë aspak e qetë në kampin shkodran. Ditën e sotme ka kryer tamponin edhe Elvis Plori, zëvendëstrajneri i Vllaznisë dhe të gjithë janë në ankth për përgjigjen.