“Do blejmë raketa ‘S-400”! NATO kundër Turqisë: Janë kërcënim për aleatët

0
Turkey tested Russian-made S-400 air defense systems on US-made jets:  Reports | Al Arabiya English

Disa nga aleatët tanë vazhdojnë të sjellin mosmarrëveshje në axhendën e NATO-s” tha Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Hapur, zyrtari turk nënkuptonte Francën dhe Greqinë.

Ne do të mbrojmë Atdheun tonë të Kaltër në Egje dhe Mesdheun Lindor”, Çavuşolulu u shpreh se “Greqia dërgoi anije luftarake në kërkimet që ne bëmë në shelfin tonë kontinental“.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm turk shprehu dëshirën e Ankarasë për të blerë raketa duke shpjeguar se “S-400” ishte një zgjidhje e domosdoshmërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu kënaqësinë e tij me linjën e komunikimit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë midis Greqisë dhe Turqisë për të shmangur çdo incident.

Sa i përket “S-400”, Jens Stoltenberg tha se “ato ishin një kërcënim për avionët aleatë” dhe i dërgoi një mesazh Ankarasë, duke theksuar se SHBA po kërcënonte me një embargo mbi “S-400” dhe se Turqia do të duhet të merrte vendimet e saj.

Ka shumë gjasa që Turqia të jetë anëtari i parë dhe i vetëm i NATO-s, që të marrë sistemin rus të mbrojtjes ajrore “S-400”, teksa SHBA-ja ka sistemin mbrojtës “Patriot”. 

Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Babë e bir i zuri korenti, si ndodhi ngjarja ku humbi jetën djali 16 vjeçar
Artikulli i radhësE marta ters? Jo për shenjën më me fat. Ja klasifikimi për nesër