Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Lapardha të Beratit, ku babë e bir ranë në kontakt me korentin, ku për pasojë djali 16 vjeçar humbi jetën në spital.
Ata janë Lefter Xhardo, 43 vjeç dhe djali i tij Mikel Xhardo, 16 vjeç.
Babë e bir po korrnin misrin në fushë me autokombajnë, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë 6 mijë KË.
Pas goditjes nga energjia elektike,16-vjeçari Mikel Xhardo ka gjetur vdekjen e menjëhershme kurse i ati i tij Lefter Xhardo ka marrë dëmtime të mëdha.
Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të gjendjes së rëndë Lefter Xhardo është transportuar në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të fshatit Lapardha rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po kryejnë edhe veprime hetimore dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë që i mori jetën një 16-vjeçari.
Berat/ Informacion praprak
Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë).
Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.