Lavdrim Mena është polici i burgjeve, i cili u arrestua sot, pasi akuzohet se goditi me qytën e pistoletës një 39-vjeçar me inicialet A.D.
Ngjarja u regjistrua në Paskuqan, ndërsa ata u konfliktuan pasi polici kishte goditur me shpullë djalin e 39-vjeçarit dhe pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari.
Polici dhe 39-vjeçari që u konfliktuan, banojnë në të njëjtën lagje.
Njoftimi i Policisë:
Kamzë,Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të m?tejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.