Pas deklaratës së prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, se ‘Qytetin e Elbasanit e kontrollon krimi i organizuar’, ka pasur reagime të shumta, pasi kryehetuesi i vendit ndërkohë që konstatonte këtë fakt të rëndë, nuk ka thënë asnjë fjalë për përgjegjësinë që mban organi i akuzës, i cili është institucion përgjegjës direkt për këtë situatë të paprecedentë.
Mes reagimeve `pikant` ka qenë edhe një koment ironik i gazetarit që ka mbuluar ngjarje të shumta dhe problematika të krimit në qytetin e Elbasanit, Artan Hoxha.
“Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela: ”Elbasanin e kontrollon krimi i organizuar”.
Kësaj i thonë:”Rakia e rrushit bëhet nga rrushi”…
Detyra jote o zotëri, është të kapësh rrushin…se rakinë e bëjmë vet..
Jo të na thuash, “sa i pjekur është ky rrushi”, se atë e shohim përditë…”, komenton Hoxha në FB duke e shoqëruar postimin me lajmin e Syri.net për këtë çështje.