Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi në lidhje me turpin që u prodhua sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku maxhoranca duke shkelur marrëveshjen e 5 qershorit të miratuar në Këshillin Politik, votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese.
‘Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.
Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.
Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.
Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.
Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.
Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.
Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.
Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.
Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.
Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.
Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.
Numërimi mbrapsht sapo filloi.
JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!’-reagon Presidenca.