Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një hetim të plotë mbi vdekjen e një gazetari rus, i cili u vetëvra javën e kaluar.
Zëdhënësi kryesor i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Peter Stano, tha në një cicërimë të hënën se ishte “i tronditur me vdekjen tragjike të gazetares Irina Slavina”.
Slavina, e cila në të vërtetë quhet Irina Murakhtaeva, u vetëvra të premten në qytetin e Nizhny Novgorod, 400 kilometra në lindje të Moskës, sipas një deklarate nga Komiteti Rusë i Hetimeve.
Komiteti Hetimor mohoi çdo lidhje midis bastisjes së banesës së Slavinas në prag të vdekjes së saj dhe aktit të saj të vetë-djegies.
Ndryshe, 47-vjeçarja ishte kryeredaktore e shtypit të vogël lokal të lajmeve Koza Press, e cila konfirmoi se ajo i vuri flakën vetes jashtë departamentit rajonal të ministrisë së brendshme në Nizhny Novgorod.