Greva në Ballsh në ditën e nëntë, naftëtarët nuk tërhiqen

0

Grevë e urisë e naftëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e nëntë.

Naftëtarët e Ballshit shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën me grevë urie të tyre deri në realizimin e kërkesave nga ana e qeverisë.

Një grevist u shpreh se ‘qeveria mbase pret që të vdesim, por para se të vetëflijohemi do bëjmë diçka të mbahet mend’.

Ndërsa një grevist tjetër tha se “për fëmijët e mi, për fëmijet e naftëtarëve, gjarpër do bëhem e do ta pickoj kryeministrin”.Ndërkohë pritet ardhja e mjekeve nga spitali Ballsh për të vizituar të ngujuarit pasi gjendja e tyre shendetësore përkeqësohet nga dita në ditë.

Artikulli i mëparshëmPërdorimi i tepruar i medias sociale gjatë pandemisë, parashikues i depresionit
Artikulli i radhësBasha për garancinë sovrane: Të rishihet skema! 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë