Zyrtarisht Federico Chiesa i është bashkuar Juventusit.
“Zonja e Vjetër” ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e talentit 22-vjeçar në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit deri në vitin 2022.
Për këto dy vite, Juve do të paguajë 10 milionë euro, ndërsa 40 milionë të tjera kur marrëveshja të bëhet e përhershme, në vitin 2022.