Agjenti i Hysajt: Nëse nuk do kishte qenë Gattuso, Elseidi do ishte larguar nga Napoli!

0
Agjenti i Hysajt: Nëse nuk do kishte qenë Gattuso, Elseidi do ishte larguar nga Napoli!

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, për mikrofonat e “Radio CRC”, foli për rinovimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar me skuadrën e Napolit: “Jemi në kontakt me klubin për rinovimin e Hysajt. Në merkaton e fundit ai kishte disa oferta, por zgjodhi të qëndrojë te Napoli për marrëdhënien e mrekullueshme që ka krijuar me Gattuso-n.

Nëse do të kishte qenë një trajner tjetër në stolin e Napolit, Hysaj do ishte larguar tashmë. Tani presim vetëm rinovimi me Napolin, por më parë duhet të kuptojmë qëllimet e klubit. Dita e gjykimit caktohet në fund të tetorit. Aty do të vendoset nëse do të qëndrojë apo do largohet. Mos të harrojmë se në më pak se tre muaj, Hysaj mund të pajtohet me një klub të ri për një transferim falas. Nuk mund të presim më ”, përfundoi Giuffredi.

Artikulli i mëparshëmKini kujdes/ Ky ushqim mund të ngjitet në zorrët tuaja e të qëndrojë aty me vite dhe iu bën të ndiheni të fryrë
Artikulli i radhësMirabelli: Inter dhe Atalanta? Jo, anti-Juventus-i është…