Anija e parë e mallrave nga Emiratet e Bashkuara Arabe arrin në Izrael

0

Anija e parë e mallrave nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka arritur në Izrael pasi dy vendet nga mesi i muajit të kaluar nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale, raporton Anadolu Agency.

Anija “MCS PARIS” lundroi në portin izraelit Haifa dhe dorëzoi çelik, pajisje për zjarrfikëset, mjete higjienike dhe pajisje elektronike.

Autoritetet e Izraelit dhe EBA-së më 15 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Washington nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që parasheh edhe zhvillim të shkëmbimit tregtar.

Abu Dabi dhe Tel Avivi zyrtar në mënyrë shtesë u dakorduan që së paku një anije mallrash të lundrojë në këtë linjë me qëllim të forcimit të transportit detar.

Krahas Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin nënshkroi edhe Bahreini.

Udhëheqja palestineze, përfshirë edhe Fatah, Hamas dhe Xhihadi Islam dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, janë të pajtimit se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin paraqet tradhti të madhe.

Artikulli i mëparshëmPse Kina po e teston për COVID një qytet me nëntë milionë banorë?
Artikulli i radhësZyrtarë të lartë në Qipro të implikuar në planin për t’u shitur pasaporta kriminelëve – Al Jazeera zbulon ‘detajet e skemës’