Banorët e Nivicës padisin Shaban Meminë, tjetërsoi pronësinë e Gjirit të Kakomesë

0
Banorët e Nivicës padisin Shaban Meminë, tjetërsoi pronësinë e Gjirit të Kakomesë

Mbi 1 mijë banorë të fshatit Nivicë kanë paditur në prokurorinë e Sarandës, Shaban Meminë, ish-drejtorin e ALUIZNI-t, për grabitje të Gjirit të Kakomesë.

Banorët pretendojnë se Memia i ka kaluar në mënyrë joligjore pronësinë e mbi 100 hektarëve tokë në Gjirin e Kakomesë sipërmarrësit Luan Leka për të betonizuar gjirin dhe ndërtuar një resort turistik.

Sipas banorëve, mbi 110 hektarë tokë në Kakome, përfshi dhe 20 hektarë tokë buzë detit, janë rrethuar prej shumë vitesh nga një kompani private e Luan Lekës.

Kompania pretendon se po zbaton një projekt për fshat turistik, por që deri më sot nuk ekziston. Banorët thonë se kanë certifikatën e tokës, por prona e tyre është e rrethuar dhe nuk lejohet të përdoret nga ata.

Banorët kanë kallëzuar dhe tre prokurorë të Sarandës, për moshetim të padive dhe ankesave të qytetarëve prej dy vitesh.

Ata kanë protestuar vazhdimisht përpara bashkisë Himarë për zaptimin dhe tjetërsimin e pronave, por nuk kanë marrë asnjë reagim nga zyrtarët.

Sipas tyre, pas zaptimit të pronave të tyre në gjirin e Kakomesë fshihen politikanë në Tiranë dhe interesa të njerëzve me shumë pushtet.

Deri më tani Kakomeja nuk është betonizuar, nuk ka ndërtime dhe është një gji i paprekur. Aktulisht gjiri i Kakomes mund të vizitohet vetëm përmes gomoneve, skafeve ose mjeteve të tjera lundruese.

Artikulli i mëparshëmRama sërish kopjon Bashën, ofron lehtësime për fermerët
Artikulli i radhësVrau shokun në mes të liqenit Artificial për çështje borxhi/ Ja sa vite burg kërkon prokuroria për Islam Mylkajn