Basha: Shqipëria e papërgatitur, sistemi shëndetësor në kolaps

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruara sot në mesditë se në të dy spitalet COVID të vendit, kapacitetet janë shteruar dhe se sistemi shëndetësor shqiptar tashmë ka hyrë në kolaps.

“Konferenca e sotme për shtyp – tha Basha, – do të nisë me një lajm të publikuar dje nga Zëri i Amerikës, që tregon për precipitimin e rëndë të situatës së pandemisë, infeksioneve, një rritje preh 15% të infeksioneve ndërkohë që numri i testimeve ka rënë.

Siç kemi paralajmëruar, shtatori dhe tetori do të përkonin me një përballje më agresive dhe Shqipëria u gjend e papërgatitur dhe pasojat i paguan njerëzit, personeli shëndetësor dhe ekonomia.

Sot që flasim, nga burimet e brendshme të dy spitaleve COVID 1 dhe COVID 2, kapacitete e tyre për të trajtuar të infektuarit me COVID janë të shteruara që do të thotë se numri total i të infektuarëve që mund të trajtohen është i barabartë me kapacitet që kanë.

E mbani mend besoj inaugurimin me bujë të spitalit COVID-3? E dini që nuk ka asnjë investime por vetëm propagandë?! Ndërkohë numri total i i të infektuarevë në dhjetë ditë është rritur 30%. Në këto momente kolapsi i sistemit shëndetësor në raport me të infektuarit që shtrohen në spital është realitet. Nuk është më paralajmërim, por realitet.”

Artikulli i mëparshëmVranë dhe dogjën nënë e bir/ Jepet vendimi për nusen dhe dashnorin e saj
Artikulli i radhësSi shndërrohet me një urdhër ‘pasardhësi’ Veliaj në lopçar dhe bojaxhi