Bieta Sulo flet për periudhën më të vështirë të jetës: Kisha një dhimbje koke të vazhdueshme. Më vinte për të qarë…

0
Bieta Sulo flet për periudhën më të vështirë

Moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer një ndër periudhat më të vështira në jetën e saj. Ajo ishte 28-29 vjeç dhe ndonëse kishte gjithçka, sërish nuk ndihej mirë.

Bieta ka treguar se i vinte për të qarë dhe kishte dhimbje koke të vazhdueshme. Ajo i kishte bërë të gjitha analizat, të cilat i kishin rezultuar të rregullta.

“Unë kam pasur një moment dobësie në jetën time. Nuk kisha asnjë shkak për atë që jetova. Isha 28-29 vjeç, me punë shumë të mirë, me një njeri në krah që e doja dhe më donte, me një të përditshme besoja unë të rehatshme, por sërish më vinte për të qarë. Ndjeja një dhimbje koke të vazhdueshme, nuk lashë analiza pa bërë apo nga këto kontrollet, vetëm te psikologu nuk shkova sepse aty e kisha limitin tim. Nuk doja të shkoja, ama gjitha analizat i bëra. Nuk më dilte asgjë. Mjekët më thonin mos ke kaluar ndonjë gjë, ke ndonjë stres por unë nuk kisha asgjë”, u shpreh Bieta për Top Channel.

Artikulli i mëparshëmBasha i kthehet Ramës: Lapsuset e mia nuk i kushtojnë asnjë qindarkë qytetarëve
Artikulli i radhësDetyrimi për mbajtjen e maskës, Sazan Guri befason me hipotezën e re: Të bën pak budalla!