Chelsea ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në hyrje të stadiumit Stamford Bridge.
Klubi londinez shumë vite më parë kishte emëruar dy hyrje të stadiumit sipas dy ish-lojtarëve të tyre, mirëpo ajo tani ka ndryshuar.
Ky vendim ishte marrë nga ish-pronari Ken Bates, që kishte vendosur t’i emëronte dy hyrjet sipas lojtarëve në atë kohë, Nigel Spackman dhe David Speedie.
Spackamn dhe Speedie kishte luajtur në Londrën e Veriut në vitet e ’80-ta, duke e ndihmuar klubin që të fitonte titullin në ligën e dytë në vitin 1984.
Të dy hyrjet ishin të vetmet që ishin emëruar sipas lojtarëve, mirëpo kjo gjë nuk do të jetë më.
Raportimet e mediave në Angli bëjnë të ditura se Chelsea u ka dërguar njoftim Spackmanit dhe Speedies se hyrjet do të ndryshohen në bazë se nga cila pjesë gjenden (veri, jug, lindje apo perëndim).
Ka pakënaqësi nga familjarët e lojtarëve se përse një gjë e tillë duhet të ndodhë, mirëpo një pjesë e madhe e tifozëve kanë kërkuar këto ndryshime, shkaku që Speedie gjatë një fjalimi në vitin 2004 kishte fyer përkrahësit e klubit, gjersa Spackman kishte kaluar te Liverpooli.