Ambientalisti Sazan Guri ka nxjerrë një hipotezë të re në lidhje me mbetjen e maskës. Ai ka renditur të gjitha pasojat që nga frymëmarrja apo infeksioni i gojës, duke lënë për në fund se maska të bën pak budalla.
“Mbajtja e maskës sjell sëmundjen e gojës që nga fyti, faringu, laringu, pse nuk sëmuren ata që punojnë në çimento, sepse i mbron goja. Mbajtja e maskës rrit nivelin e dyoksidit të karbonit në organizëm dhe të bën edhe pak budalla”, tha Guri në “Shqipëria Live”.
Sazan Guri ka qenë një ndër personat e parë që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës pas përhapjes së pandemisë së COVID-19.