E rëndë në Greqi, shqiptari gjendet me kokëposhtë te kangjellat, si dyshohet se ka ndodhur ngjarja

0

Policia greke ka gjetur të vdekur një shqiptar, i cili ishte i varur në kangjellat e një vile.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në datë 9 tetor, ndërsa shqiptari u gjet sot pa shenja jete. Dyshohet se shqiptari kishte tentuar të grabiste vilën, por kur ka tentuar të kalojë kangjellat, ato kanë kapur xhinset.

Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i vdekjes, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjithçka.

Shqiptari rezulton i skeduar, me masë sigurie “detyrim paraqitje” çdo datë 1 dhe 15 të muajit në policinë e Zakynthos.

Artikulli i mëparshëmAlarmi i OKB/ Bota në prag të një pandemie apokaliptike, që mund të vrasë 80 milionë njerëz
Artikulli i radhësImunizimi/ Ja kur pritet të nisë vaksinimin kundër COVID 19 Gjermania