Gjykata e Jemenit dënon me vdekje Donald Trump për krime lufte

0

Një gjykatë në Jemen ka vendosur dënime me vdekje kundër dhjetë të pandehurve, përfshirë edhe presidentin e Amerikës, Donald Trump. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë krimet e luftës.

Mes të pandehurve është edhe Mbreti saudit, Salman Bin Abdulaziz Al-Saud, dhe Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman Bin Abdulaziz Al-Saud.

Çështja kundër të pandehurve u mbajt në mungesë të tyre në Gjykatën e Specializuar Penale, të drejtuar nga Houthi.

Dënime me vdekje u dhanë për Donald Trump, Mbretin saudit Salman, Princin saudit të Kurorës, komandantin e forcave ajrore saudite Turki bin Bandar bin Abdulaziz, Presidentin e Jemenit Abedrabbo Mansour Hadi, zv. presidentin Ali Mohsin Al-Ahmar, kryeminsitrin Ahmed bin Dagher, minsitrin e Mbrojtjes Muhammad Al-Maqdishi, si dhe ish-ministrin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Gjykata tha se të pandehurve u kërkohet gjithashtu të paguajnë një gjobë prej 10 miliardë dollarësh për familjet e të vrarëve në sulmin ajror të vitit 2019.

Akuzat lidheshin me një sulm ajror, i cili thuhet se goditi një autobus shkolle, duke vrarë 51 vetë, 40 prej të cilëve fëmijë.

Agjencia e lajmeve njoftoi se: “Prokuroria ka regjistruar ankesën e saj të pjesshme në paragrafin e pestë të vendimit, në lidhje me të drejtën e atyre që përfshihen në aktakuzë. Kështu, gjykata nuk ka vendosur ende për të. Avokati i prokurorisë private, Hamdan Shani, u bashkua me apelin e tij në apelin e prokurorisë, ndërsa avokati mbrojtës, Abdel Ëahab Al-Fadhli, rezervoi të drejtën për të apeluar në emër të të pandehurve. “

Artikulli i mëparshëmCOVID-19: Gjiganti farmaceutik zviceran prezanton një test antigjenik
Artikulli i radhësShifra marramendëse, çfarë po zgjedhin më shumë të pasurit gjatë pandemisë?