Pandemia/ Reagon kreu i OBSH: Imuniteti i tufës është imoralitet

0
Pandemia/ Reagon kreu i OBSH: Imuniteti i tufës është imoralitet

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus ka përjashtuar imunitetin e tufës si një përgjigje ndaj pandemisë.

Imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e shoqërisë bëhet imune ndaj sëmundjes përmes ekspozimit ndaj saj ose përmes vaksinimit.

Disa shkencëtarë kanë bërë thirrje që të lejohet përhapja e koronavirusit në mënyrë natyrale për të arritur imunitetin e tufës.

Por shefi i OBSH tha se kjo është një qasje imorale dhe problematike nga pikëpamja shkencore.

“Imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata. Asnjëherë në historinë e shëndetit publik, imuniteti i tufës nuk është përdorur si strategji për t’iu përgjigj shpërthimeve, le më pandemive,” tha ai.

OBSH përllogarit se deri më tani vetëm 10 përqind e popullsisë në botë janë ekspozuar ndaj virusit.

Zyrtarisht janë 37 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit.

Artikulli i mëparshëmMaskat/ Eksperti: Qytetarit po i vendoset në shpinë një barrë e kotë
Artikulli i radhësKoronavirusi i merr jetën arkitektit 28-vjeçar, dedikime prekëse në rrjetet sociale