Këtë javë, qyteti lindor kinez, Qingdao do të testojë të nëntë milion banorët për coronavirus.
Të gjithë do të marrin dy teste të acidit nukleik, një test serum për antitrupa dhe ata që janë pozitivë do t’i nënshtrohen shtatë ditëve të monitorimit.
Kjo u konfirmua brenda 24 orëve pasi rajoni konfirmoi 12 raste të reja të COVID-19 – gjashtë me simptoma dhe gjashtë pa të, raporton BBC.
Kina mësoi mësime të rënda gjatë shpërthimit fillestar të virusit në fillim të vitit dhe tani kanë kaluar nëntë muaj që nga vdekja e parë, në qytetin e Wuhanit.
Në atë kohë, vendi u kritikua si brenda ashtu edhe jashtë për mos kontrollimin e situatës në qytetin e Wuhanit. Që atëherë ka qenë procedurë standarde për testimin masiv që do të kryhet sapo të identifikohet një rast i vetëm i COVID-19 në mënyrë që të parandalohet një shpërthim.
Qeveria e vendit kishte paralajmëruar më herët se nuk ka kapacitete për të siguruar teste dhe trajtim për të gjithë 1.4 miliardë kinezët.
Kjo është arsyeja pse kryhen teste të shpeshta. Shpresa është që çdo gjurmë e virusit, sado e vogël – edhe nëse është e importit, ose nëse një pacient është asimptomatik – do të çrrënjoset dhe nuk do t’i jepet një shans për t’u përhapur.