Si shndërrohet me një urdhër ‘pasardhësi’ Veliaj në lopçar dhe bojaxhi

0
Erion veliaj bojaxhi - Rilindja Demokratike

Të premten e shkuar, live përpara kamerave, Edi Rama i bëri një zbritje të fortë në tokë Erion Veliajt, i cili kohët e fundit po fluturonte si protagonist i fushatës së PS-së për zgjedhjet e vitit 2021 e “pasardhës”, duke tentuar që të lërë në hije edhe vetë kryeministrin.

Por çfarë ka ndodhur dhe si e shndërron Rama Veliajn sa herë i teket, nga punëmbaruar e pasardhës në një “porosi-mbaruar” vulgar dhe çirak ordiner të tij?!

Shfaqja e fundit u zhvillua gjatë një vizite në një prej familjeve në Balduksh, të cilave do tu ndërtohet shtëpia e shembur nga tërmeti.

Kryefamiljari iu ankua kryeministrit, se ishte detyruar që të shiste lopën e vetme pas kushteve të vështira që po përjetonte.

Kaq i mjaftoi Edi Ramës që të shfrytëzonte hallin e lopës, për ta trajtuar “Lali Erin” si një shërbëtor që mbaron porositë e tij, edhe kur ato janë nga më vulgaret dhe mund ti kryejnë punonjësit e bashkisë, apo njësisë administrative.

Njësoj si atëherë kur e urdhëroi me ton përbuzës, që të bënte bojaxhiun dhe të lyente deri të nesërmen në mëngjes shkallët e një pallati, edhe këtë herë Rama i kërkoi Veliajt, që vetë personalisht të gjente lopën e familjes (në fakt ajo nuk kishte “humbur”, ishte shitur), ose deri këtë të hënë ta zëvendësonte me një tjetër.

Brenda vetëm një fjalie të Ramës që po transmetohej live gati në të gjitha televizionet dhe ERTV, kishte tallje, prozvalje dhe rivendosje e statusit të Veliajt përpara publikut; nga yll i fushatës dhe PS-së në atë të një çiraku ordiner të porosive të `bablokut`.

Pas kësaj Veliaj tentoi që të rikuperonte sa të mundej nga ky poshtërim publik, duke thënë me shaka se në Baldushk niste sezoni i gjelave dhe jo i lopëve.

Por mjaftoi vetëm një vështrim i Edi Ramës, që ai të mos vazhdonte më dhe këtë të hënë nga bojaxhi të shndërrohej në çoban dhe të shkonte si një çirak i bindur te familja në Baldushk me gjithë lopën.

Ju kam sjellë një porosi të vogël- tha “punëmbaruari”, i cili sa herë i duket vetja se po shkëlqen si protagonist i PS-së dhe Rilindjes, merr “papritur” nga Rama goditje si kjo, që e shndërrojnë në një “porosi-mbaruar”, pa kushte dhe pa asnjë fije dinjitet.

Artikulli i mëparshëmBasha: Shqipëria e papërgatitur, sistemi shëndetësor në kolaps
Artikulli i radhësGreqia shtyn sërish mbylljen e kufirit me Shqipërinë deri më…