“Tani jam Goku”, ish-lojtari i Cityt dhe Barcelona B ndryshon emrin

0

Ish-anëtari i Manchester Cityt dhe Barcelona B, Joan Roman ka njoftuar se ka ndryshuar emrin e tij në personazhin e njohur të filmave të animuar, Goku.

Lojtari 27-vjeçar që aktualisht luan te skuadra nga liga e dytë polake, Miedz Legnica, ka kërkuar nga tifozët dhe mediat që të respektohet vendimi i tij për emrin e ri.

“Jam falënderues për atë që kam jetuar si Joan, për të gjitha gjërat pozitive që kisha, por tani jam Goku”, ka shkruar ai në Instagramin e tij.

“Unë vetëm kërkoj tani që të respektohet emri im i ri. Gjithmonë në lëvizje, gjithmonë përpara”, ka shkruar ai më tej.

Dragon Ball është njëra ndër seritë më të suksesshme në histori të filmave të animuara, që është shfaqur në mbi 80 vende të ndryshme të botës që nga vitet e ’80-ta.

View this post on Instagram

Hungry for more 🌪🥶👣 #gokuseason

A post shared by Goku Román (@joan_roman7) on

Artikulli i mëparshëmSa shumë kanë shpenzuar klubet më të mira evropiane për të ndërtuar skuadrën aktuale?
Artikulli i radhësNëse shënon ndaj Barcelonës – Suarez planifikon të festojë si kundërpërgjigje ndaj bordit katalunas